Jeff Beck, një nga kitaristët më me ndikim të muzikës rok në botë ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.
Muzikanti britanik fitoi famë kur ishte pjesë e grupit Yardbirds, ku zëvendësoi Eric Clapton dhe më pas kur bashkëpunoi me artistin Rod Stewart.
Ky i fundit reagoi në mediat sociale për lajmin e trishtë ku shkruajti:
“Ai ishte një nga të paktët kitaristë që kur luante live më dëgjonte të këndoja dhe përgjigjesha. Jeff, ti ishe më i madhi, njeriu im. Faleminderit për gjithçka!”
Ndërsa legjenda e muzikës Mick Jagger u shpreh:
“Me vdekjen e Jeff Beck ne kemi humbur një njeri të mrekullueshëm dhe një nga kitaristët më të mëdhenj në botë”.
Me një karrierë që zgjati gjashtë dekada, Beck fitoi plot tetë çmime Grammy.
Beck bëri bujë vitin e kaluar kur njoftoi albumin me aktorin Johnny Depp menjëherë pasi ky i fundit fitoi betejën ligjore me ish-bashkëshorten Amber Heard.