“Droni edukues” është vendosur në përdorim nga policia për rritjen e sigurisë rrugore duke kontrolluar shoferët e mjeteve në respektimin e rregullave të qarkullimit. Shoferë që shfaqen në videot e kapura nga droni duke mos respektuar korsinë e lëvizjes do të marrin gjobë deri në 3 mijë lekë.
“Një ndër objektivat e “👁Dronit edukues👁” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video kryejnë manovër të gabuar, duke mos respektuar drejtimin apo korsinë e lëvizjes, shkelje e cila ndëshkohet me gjobë deri në 3000 lekë, sipas nenit 152 të Kodit Rrugor”-thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.