Gjykata ka lënë në burg 2 zyrtarët e Ministrisë së Financave Arlind Gjukutajn, Fatmir Hoxhën dhe përmbaruesin Alban Rulin të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurove.
Pse u arrestuan?
Dy zyrtarët Gjokutaj dhe Hoxhaj firmosën në shtator të vitit të kaluar dokumente duke e trajtuar Thanën si ish-pronar, por që nuk e kishte një status të tillë.
Pikënisja është një kontratë mes Ilir Thanës dhe Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar për privatizimin e një objekti magazinë nr.2 në vitin 1992. Në vitin 2015 Ilir Thana ka përfituar 284.139 lekë për këtë dosje.
Por nuk e ka lënë me kaq duke iu drejtuar Zyrës Përmbarimore e cila në kundërshtim flagrant me ligjin ka vlerësuar në vitin 2022, objektin magazinë dhe truallin për një vlerë të përgjithshme prej 145.867.920 duke trajtuar si ish-pronar Ilir Thanën në një kohë që nuk ka qenë asnjëherë me këtë status.
E PLOTË/ Skema me 1.2 mln Euro që arrestoi sekretarin me drejtorin e “Financave” dhe përmbaruesin