-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DW: Në vitin 2100 dy të tretat e akullnajave mund të zhduken

Kryesoret

Sipas një studimi të fundit, akullnajat e botës po zhduken më shpejt nga sa mendonin deri tani shkencëtarët. Shkencëtarët mendojnë madje, se në vitin 2100 mund të zhduken dy të tretat e akullnajave.

Për të parashikuar se çfarë do të ndodhë me 215,000 akullnajat që ka në zona të ndryshme të Tokës shkencëtarët përdorën simulime kompjuterike.

Si bazë për këto simulimeve u supozuan rritje të ndryshme të temperaturës dhe u përllogarit se sa prej akullnajave do të shkriheshindhe se si shkrirja e tyre do të rriste nivelet e detit.

akullnaja

Në kushtet aktuale mendohet se krahasuar me periudhën para-industriale Toka do të arrijë një rritje temperature prej 2.7 gradësh Celsius, që do të thotë se deri në vitin 2100 rreth 32% e masës së akullnajave në Tokë do të zhduket.

akullnaja

“Pavarësisht se çfarë, ne do të humbasim shumë nga akullnajat,” tha për agjencinë e lajmeve AP autori kryesor i studimit David Rounce, studiues i akullnajave dhe profesor inxhinierie në Universitetin Carnegie Mellon. “Por gjithësesi ne kemi mundësinë të punojmë për të kufizuar numrin e akullnajave që mund të humbasim.”/ DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit