Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj i arrestuar dy ditë më parë është dërguar me urgjencë në spital si pasojë e problemeve shëndetësore. Paraprakisht dyshohet se zyrtari i lartë vuan nga zemra.
Lajmin e konfirmoi avokati i zyrtarit, Genc Gjokutaj në seancën e sotme në Gjykatën e Tiranës. “Klienti im, Arlind Gjokutaj nuk është paraqitur në seancë për njohjen me masën e sigurisë pasi ka probleme kardiake dhe është shtruar në spital” tha mbrojtësi ligjor.
Në qeli janë edhe dy persona të tjerë, drejtori juridik në ministrinë e Financave, Fatmir Hoxha dhe përmbaruesi Alban Ruli. Ata akuzohen se shpronësuan dy herë një person në Tiranë për një pronë duke i shkaktuar shtetit një dëm 1.2 mln Euro.
E PLOTË/ Skema me 1.2 mln Euro që arrestoi sekretarin me drejtorin e “Financave” dhe përmbaruesin