Dy ditë pas sekuestrimit, Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për autorët e instalimit të kamerave vëzhguese në qytet të cilat janë përdorur për të mbikqyrur lëvizjet e qytetarëve dhe forcave të rendit.
Janë shoqëruar disa persona të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyrë në polici në lidhje me ekzistencen e këtyre kamerave por edhe për pronarët e tyre.
Të gjithë personat e pyetur kanë mohuar të kënë lidhje më vendosjen e mjeteve vëzhguese dhe aq me pak me personat që i disponojnë këtë kamera me rezulucion të lartë.
Nga të dhenat e policisë ka dyshime se kamerat janë vendosur nga grupet kriminale por deri në këtë faze ende policia nuk ka një emër.
Për të zbuluar pronarët e tyre janë nëpërmjet eksperteve të IT dhe njesisë C po përpiqet të gjurmojne IP e këtyre kamerave më qëllim zbulimin e DVR-ve.
Nga 21 kamerat e sekuestruara deri më tani, 8 ishin të instaluara në vende dhe sheshe publike, në aksin rrugor nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë e VIGUT” deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës.
13 të tjera ishin instaluara në aksin rrugor nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.
Nuk përjashtohet mundësia që serverat të jenë vendosur jashtë vendit. Dyshohet se këto kamera menaxhohen nga Gjermania nga pjesëtarë të grupeve kriminale.