Një aksident tragjik me vdekje ka ndodhur gjatë natës përgjatë rrugës shtetërore Romea, mes Legnaro në Itali.
Në aksidentin dramatik humbën jetën 3 persona që ndodheshin në të njëjtën makinë, mes tyre ishte edhe një shqiptar që rezultonte emër i njohur për drejtësinë italiane.
Eduard Ndoj, me nofkën Giza, jetonte në Pontelongo dhe ishte i njohur në zonën e Piovese. Dyzet e pesë vjeç, me origjinë shqiptare, ishte i njohur për policinë për disa precedentë të lidhur me trafikun e drogës.
Mësohet se ai ishte një entuziast i madh i motorëve dhe makinave me motor të madh. Mjeti ‘Audi A6’ në të cilin të tre viktimat gjetën vdekjen, është e njëjta makinë që ishte protagoniste e fotove dhe videove që Ndoj shpërndante në Facebook dhe Instagram. Postimi i fundit daton më pak se 24 orë para aksidentit në të cilin mbeti i vrarë.
Viktimat e tjera janë Martina Pagnin, 46 vjeçe jetonte në Legnaro dhe udhëtonte së bashku me Diego Rampazo, 46 vjeç, nga Sant’Angelo di Piove.