Gëzim Ademaj është deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë.
Sot dha dorëheqjen duke lënë mandatin Fatjon Veizaj. Në renditje, bazuar te lista në radhë për të hyrë në Kuvend është Ademaj.
Ai ka qenë më parë drejtor i minierës së Selenicës dhe ishte përfaqësues i PDIU në listën e kandidatëve të PD në zgjedhjet e 2021.
“Unë do të jem në grupin e PD-së dhe do të përkrah çështjen Çame në Kuvend” tha ai pasi konfirmoi se do të pranojë mandatin.
Deputeti i PD-së dorëzon mandatin: Jemi të përçarë keq! Më mirë po largohem