Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare nisi me debat në mbledhjen për të shqyrtuar ligjin për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Kryetari i Komisionit Nasip Naço përgëzoi Agron Çelën për ndjekjen e shembullit të tij duke kaluar nga PL-ja tek PS-ja. Kjo solli reagimin e demokratëve.
Pjesë nga diskutimi në komisionin e Sigurisë Kombëtare
Nasip Naço: Para se t’ju jap fjalën zoti ministër, doja t’i uroja mirëseardhjen zotit Çela në PS, ndihma dhe kontributi tuaj….
(Ndërhyn Ferdinand Xhaferaj)
Nasip Naço: Edhe kur erdhi zoti Gështenja erdhi në grupin tuaj unë thashë të njëjtën gjë. Faleminderit
Ferdinand Xhaferaj: Shiko ku keni arritur, i uron mirëseardhjen në grupin e PS, nuk e kuptoj.