Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njoftoi sot se bazuar te parashikimet e IGJEUM-it në ditët në vazhdim deri në fundjavë Shqipëria do të përballet me një mot të keq, stuhi dhe shtrëngata. Furtunë do të ketë në veri, por edhe në jug ku do të pezullohet lundrimi.
“Sot priten reshje shumë intensive në Shkodër, Kukës dhe Dibër. Në Lezhë do të jenë intensive, dhe mesatare në qarqet e tjera.
Në Jug priten që të shoqërohen me shtrëngata. Më të përqendruara dhe me intensitet të lartë do të jenë në veri. Prurjet në Drin do të vijojnë të larta deri në datë 21 Janar” tha ai.
Ai tha se bashkitë janë njoftuar për të marrë masat. “Bashkitë kanë bërë njoftimet për bashkitë për rrezikun për qytetarët.
Veçanërisht në Shkodër, në zonën e nën Shkodrës dhe mbajtjen në gatishmëri të mjeteve për rrugët dhe burimet njerëzore për përballimin e çdo situate” tha Peleshi.