Mbyllet dëgjesa dhe shqyrtimi i kërkesës së PD-së në Gjykatën Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Seanca e nisur në orën 10:00 është mbyllur në orën 13:20 teksa Gjykata Kushtetuese pas dëgjimit të pretendimeve nga palët u tërhoq për vendim, i cili pritet të shpallet brenda 30 ditëve.
Opozita pretendon se Xhaçkës duhet t’i hiqet mandati pasi ka bërë shkelje, referuar sipas saj faktit që burri i ministres ka fituar statusin e investitorit strategjik në jug.
“Xhaçka” në Kushtetuese! Kuvendi mbron ministren, PD: T’i hiqet mandati
Përfaqësuesi ligjor i Kuvendit, Erind Mërkuri, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të rrëzojë kërkesën e deputetëve të opozitës për heqjen e mandatit të deputetes së Partisë Socialiste, njëherazi dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Ai argumentoi se veprimet e familjarëve nuk mund të përfshihem tek veprimet e deputetit.
Por Marash Logu, përfaqësuesi ligjor i PD, grupit të Enkelejd Alibeajt u shpreh se Kuvendi rrëzoi kërkesën e deputetëve në shkelje, pasi “nuk ka përgjegjësi ligjore të bëjë interpretime, të hyjë në meritat e çështjes”.
BIRN: Skema, si po tenton Xhaçka të shpëtojë me procedurë në Kushtetuese