-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nisma e dytë/ Tabaku kërkon bllokimin e “investitorit strategjik”: PS do e përdorë për fushatë

Kryesoret

Sot Gjykata Kushtetuese nisi shqyrtimin mbi mandatin e deputetes, njëkohësisht ministres për Evropën e Punët e Jashtme, Olta Xhaçka pas ankesave nga opozita se ka shkelur ligjin e konfliktit të interesit për statusin e investitorit strategjik.

Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat po diskuton propozimin e ardhur nga PD, të deputetes Jorida Tabaku, të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 55/2015, “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Tabaku tha se këto janë shembujt kuptimplotë se si pasuritë shtetërore i falen kompanive private, në lidhje me qeverinë ose atyre, pronësia e të cilave mbetet e dyshimtë për shkak të regjistrimit në parajsa fiskale.

Sipas saj, ligji është përdorur kryesisht si një mekanizëm për t’u dhënë favore dhe përfitime individëve me lidhje të forta personale apo familjare pranë qeverisë dhe drejtuesve të Partisë Socialiste.

“Fatkeqësisht. Dyshimet për korrupsion, favorizim, klientelizëm dhe arbitraritet, në vendimmarrjen mbi dhënien e statusit të investimit/investitorit strategjik nga ana e Komitetit të Investimeve Strategjike, kanë ndikuar që numri i projekteve apo vlera e investimeve, të përfituara nga investitorët e huaj të jetë tepër modeste, krahasuar me numrin apo vlerën e investimeve, të përfituara nga investitorët shqiptarë.

Deputetja tha se ligji do të vazhdojë të përdoret si një mjet shpërblimi ndaj njerëzve pranë qeverisë dhe të afërmve të saj, dhe veçanërisht statusi “investim/investitor strategjik” mund të përdoret si shpërblim gjatë këtij viti zgjedhor për të gjithë subjektet që do të qëndrojnë pranë dhe mbështesin Partinë Socialiste.

“Me qëllim adresimin e këtyre problematikave të krijuara, përmes Projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 55/2015, “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, kam propozuar që afati për paraqitjen e kërkesave nga subjektet e interesuara të ndryshohet duke përcaktuar si afat datën 1 janar 2023 dhe për rrjedhojë, çdo projekt që do të paraqitet jashtë këtij afati të refuzohet apriroi nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve.

Miratimi i këtij Projektligji, i cili nuk parashikon asnjë efekt financiar për Buxhetin e Shtetit, do t’i mbyllte rrugë cdo përpjekje që kompani apo biznese të lidhura me nivelet e larta drejtuese të shtetit apo qeverisë, si dhe funksionarë të lartë që fshihen pas këtyre bizneseve të përfitojnë pasuri të cmuara shtetërore, duke u përjashtuar njëkohësisht nga detyrimet tatimore.

Nga ana tjetër, dhënia fund e këtyre praktikave që shihen me dyshim edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian, sic është komunikuar nga qëndrimi i Delegacionit të BE-së në Tiranë së fundmi, lidhur me projektin e Portit të Durrësit, është një sinjal pozitiv në kuadër të procesit të negociatave”, përfundoi fjalën e saj, deputetja e PD, Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit