16 është bilanci i viktimave nga rrëzimi i një helikopteri pranë një kopshti fëmijësh, që ndodhi sot në Brovary, një qytet në rajonin e Kievit.
Sipas Reuters mes viktimave është edhe ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrskyi, zëvendësministri dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë së Kievit.
Gjatë momentit që helikopteri u rrëzua, në ndërtesë ndodheshin fëmijët dhe mësuesit. Ndërkohë dy fëmijë humbën jetën e 10 të tjerë u transportuan në spital.
Numri i viktimave të Dnipros që u godit me raketa ruse, ka shkuar në 45 persona, ku përfshihen edhe gjashtë fëmijë.