-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia nuk u ftua në Konferencën e Sigurisë së Mynihut të këtij viti

Kryesoret

Qeveria ruse nuk mori një ftesë për t’u përfaqësuar në Konferencën e Sigurisë të Mynihut të këtij viti.

Konferenca do të mbahet në Mynih nga 17 deri më 19 shkurt, vetëm disa ditë para përvjetorit të fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

“Ne nuk dëshirojmë t’u japim një platformë atyre që kanë shkelur ligjin ndërkombëtar,” tha për Reuters Christoph Huisgen, presidenti i konferencës vjetore – më e madhja në botë për çështjet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë.

Vitin e kaluar Kremlini zgjodhi të mos përfaqësohej në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nën presidentja amerikane, Kamala Harris dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Këshilltari për politikën e jashtme për një kohë të gjatë i ish-kancelares gjermane, Heusgen tha se qëllimi i konferencës së këtij viti nuk ishte të kufizohej në një ngjarje ku evropianët dhe amerikanët thjesht shkëmbyen pikëpamje, kështu që u ftuan më shumë politikë bërës dhe ekspertë nga ekonomitë në zhvillim.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit