Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali nuk ka dhënë dorëheqjen.
Pasditen e sotme në media qarkulloi një letër që aludohen se i ishte drejtuar kryeministrit Edi Rama duke i paraqitur dorëheqjen.
“Më vjen keq nëse kam zhgënjyer ndokënd me këtë vendim por të qenit ministre kërkon angazhim dhe kohë.
Eksperienca që pata edhe në fushatën elektorale është mbresëlënëse edhe rezultatit të arritur.
Në çdo rast të gjitha ngazhimet e mia publike janë mirëkuptuar dhe i falenderoj për këtë”shkruhet në letër.
“5pyetjet.al” kontaktoi zonjën Edona Bilali e cila e rrëzoi aludimin që u bë në media. “Është fake news. Kaq koment kam” tha ajo.