-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Instituti i Gjeoshkencave: Priten përmbytje në periferi dhe pjesën e Nën Shkodrës

Kryesoret

Instituti i Gjeoshkencave parashikon orë të vështira nga përmbytjet që do të sjellin reshjet në qarkun e Shkodrës

PERMBYTJET

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë, të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë edhe sot dt.19 Janar, do të ketë rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat dhe Vjosë. Lumenjtë Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta.

Për pasojë pritet përkeqësimi i hartës së përmbytjeve në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes së zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit. Për arsye të shtimit të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.

Prurje të larta do të ketë dhe në Lumin Mat dhe Vjosa por që nuk përbëjnë rrezik të shtuar për përmbytje. Në lumenjtë Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Seman nuk ka rrezik për përmbytje.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt.19) dhe nesër (e premte, dt.20) priten reshje mesatare në të gjithë qarqet deri lokalisht intensive në qarkun Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata. Reshjet në lartësinë mbi 600m mbi nivelin e detit, pritet të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 7 / 11 °C; në vendet e ulëta: 8 / 10 °C; në vendet malore: 0 / 6 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte, dt.19) era pritet të fryjë mesatare, për momente deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore. Nesër (e premte, dt.20), era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Rrugët

1-Aksi Shkodër-Koman ka vende me mbetje inertesh po punon firma e kalueshme rruga.
2-Aksi Shkodër-Vermosh ka dëborë po e kalueshme me zinxhir
3-Akset rrugore në Bashkinë Pukë Fushë-Arrëz pa probleme
4-Aksi rrugor Shkodër-Prekal ka vërshim. Ka prezencë uji në rrugë, por është e kalueshme.
5-Aksi rrugor Shkodër-Theth e kalueshme ka prani dëborë lëvizjet vetëm me zinxhirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit