-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lekë droge! Shteti i merr trafikantit 300 mijë Euro pasuri në Elbasan

Kryesoret

Gjykata e Elbasanit ka vendosur konfiskimin e katër pasurive, apartamente me vlerë 300 mijë Euro. Pasuria ishte në pronësi të Zamira Gjongecajt 48-vjeçe, banuese në Elbasan dhe N. V. alias Besnik Braka, 58 vjeç, banues në Tiranë (bashkëjetues).

Besnik Braka është dënuar nga Krimet e Rënda me vendimin e datës 12 janar 2009 me 14 vjet burg për kryerjen e veprave penale të “Trafikim armësh dhe municionesh”, “Prodhim e shitje narkotikësh”, “Prodhimit dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

NJOFTIMI I PLOTE
Konfiskohen 4 apartamente me vlerë 300 000 euro, të ndodhura në Elbasan. Pronarët bashkëjetues, të dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda, në vitin 2009, për trafikim armësh, drogë dhe falsifikim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori për iniciimin e një procedimi pasuror dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fasada 4”, kanë konfiskuar 4 pasuri të paluajtshme (apartamente), me vlerë rreth 300 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të shtetasve:

-Z. Gj., 48 vjeçe, banuese në Elbasan dhe N. V. alias B. B., 58 vjeç, banues në Tiranë (bashkëjetues). Këta shtetas janë dënuar ne vitin 2009, nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, u konfiskuan 4 apartamente me vlerë 300 000 euro, me sipërfaqe totale rreth 470 m2, të ndodhura në Elbasan. Vijon puna për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive të tjera që rrjedhin nga veprimtari të ndryshme kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit