Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bashkë me kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu panë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Kolshit.
Ata u ndalën tek ura e shembur në lagjen “Koder Mulluri’” ndërsa deklaruan se situata është nën kontroll dhe po monitorohet gjatë gjithë kohës nga strukturat shtetërore përfshirë dhe forcat e ushtrisë të cilat kanë mbërritur gjatë ditës së sotme në Lezhë.
“Shërbimi Emergjencave Civile dhe ushtria është këtu Sasia e reshjeve që ka qenë dhe mendohet që të bie edhe në orët e natës është e paparashikueshme. Nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe në pronat e qytetarëve. Janë orë dhe situata që duhet ët jemi të gjithë bashkë. Me natyrën nuk luftojmë dot. Është detyrë e bashkie dhe ushtrisë që tu gjendet në ndihmë qytetarëve, detyrë të cilën e kanë kryer si duhet”, u shpreh Manja.
“Kemi kontaktuar njerëzit. Jemi në kontakt të vazhdueshëm. Reshjet kanë rënë. Shpresojmë mos të kemi pasoja të rënda në vazhdim. Situata e reshjeve ka rënë. Uji në qytet po tërhiqet. Por punojnë të gjithë hidrovorët. Niveli i prurjeve ka rënë në lumin e Mantisë”, tha Ndreu.