Këngëtarja Jennifer Lopez duket se është më e lumtur se kurrë me të dashurin e saj Ben Affleck. Ylli latin ka dhënë një intervistë në emisionin e mbrëmjes së Jimmy Kimmel “Jimmy Kimmel Live” dhe ka folur për martesën e saj “të fshehtë” me aktorin.
Këngëtarja me famë ndërkombëtare ka pranuar ndër të tjera se para martesës me Affleck ka përjetuar stres shumë të fortë.
Siç shpjegoi ajo, situata e pafavorshme psikologjike u krijua për shkak se fejesa e mëparshme e çiftit, 20 vite më parë, u prish krejtësisht papritur dhe ajo nuk ishte e sigurt nëse kjo tentativë e dytë do të dilte ishte e mirë për të dy.
“Ne po planifikonim të martoheshim në gusht, gjithçka do të ishte mirë, familjet tona do të ishin atje, por dasma ishte shumë stresuese. Nuk e di nëse e dini këtë, por 20 vjet më parë ne po planifikonim të martoheshim dhe nuk ndodhi. Unë kisha stres post-traumatik dhe po pyesja veten nëse kjo po ndodh tani dhe nëse është e vërtetë”, tha ajo.