Mbi pesë orë zgjati seanca sot në gjyqin ndaj Arbër Paplekajt në Elbasan për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ndërsa seanca e radhës do mbahet më 1 shkurt. Në gjyq dëshmuan anëtarët e ish-Strukturës së Mbrojtjes së Votës në Partinë Demokratike.
Arjan Hoxha, ish-përgjegjës i sigurisë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan, Erjon Demushi, Pavlo Vuksani, Mehmet Greca, Klemend Xhaferri dhe Nuredin Kasmi janë disa nga emrat që dëshmuan.
“Nuk dinë gjë” dhe “nuk mbajnë mend asgjë” kanë qenë përgjigjet më të shpeshta në gjyq. Në total në listë për të dëshmuar janë 59 emra, mes tyre punonjësit e policisë dhe dy ish-zv.drejtorët e policisë. I akuzuar nga prokuroria për vrasjen është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj.