-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekuestrohen tre kallashë, fishekë dhe lëndë radioaktive e kimike në Kukës

Kryesoret

Ditën e sotme në operacionin “Artizanati” në Kukës janë sekuestruar armë, municion luftarak, lëndë radioaktive dhe kimike në një magazinë.

Brenda dhjetëra bidonëve plastikë dyshohet se mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike. Pronari i magazinës Durim Mata 44 vjeç është arrestuar.

Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore kanë marrë kampione të këtyre lëndëve, me qëllim ekspertimin kimik të tyre, nga ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në magazinë u gjetën edhe një armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit