Një prej personave për të cilët SPAK ka lëshuar sot urdhër arrest është edhe Bashkim Haxhija. Ai është një personazheve më të njohur të drejtësisë. Haxhia ka qenë njeriu i vetëm i arrestuar nga policia në ngjarjen e atentatit me armë ndaj tij, Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes, të cilit i shpëtoi mrekullisht, pavarësisht se u zbarëzn dy kallashë drejt makinës.
Haxhija është ekstraduar disa vite më parë nga Italia, pasi në Shqipëri ishte dënuar me 20 vite burgim për vrasje, katër rrëmbime dhe grabitje. Ai po ashtu është hetuar nga drejtësia e vendeve fqinje, me akuzën për shpërndarje droge dhe trafik prostitucioni.
“Spiuni” tregoi shokët! Kush e organizoi atentatin kundër prokurorit dhe “Rrumit”?
Dëshmitë e të penduarve të drejtësisë (SPAK nuk i identifikon, njëri dyshohet Nuredin Dumani) kanë çuar në zbardhjen e atentatit kundër ish-prokurorit Arjan Ndoji në 1 Nëntor 2019 në Shkozet të Durrësit, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku. Plumbat kapën edhe Ndojin me Landi Muharremin (Rrumi i Shijakut), por arritën që të shpëtonin.
Në pranga ranë 5 bashkëpunëtorë, mes të cilëve edhe një agjent doganor dhe në kërkim u shpall Plaurent Dervishaj që dyshohet se drejtonte bandën me miq e familjarë, dhe aktualisht ndodhet në Dubai duke i shpëtuar drejtësisë. Më shumë se tre vite pas atentatit, prokurori u shkarkua nga detyra dhe “Rrumi” është në kërkim për një tjetër dosje.
Të arrestuar sot:
Bashkim Haxhija – 54 vjeç (banues në Durrës)
Marsel Decka – 38 vjeç (banues në Durrës)
Endrit Sinani – 29 vjeç (banues në Tiranë)
Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku – 40 vjeç (banues në Durrës)
Juljan Pjetri – 45 vjeç (banues në Tiranë)
Të arrestuar më parë;
Redjan Rraja
Ariol Halilaj
Në kërkim:
Julian Meçaj
Plaurent Dervishaj
Ramazan Rraja
A.SH. (alias D. Sh)
Sekuestrimet;
Kontrolle në tre qytete Tiranë, Durrës dhe Krujë
1 armë gjahu
1 jelek antiplumb
2 jelekë shpëtimi
dylbi me rreze të largët
5 automjete
4 milionë lekë
6 aparate celulare
50 kontrata shit-blerjeje pronash
Dokumente të tjera
11 ora dore të markave të shtrenjta
Sende të tjera të ndryshme
Kush donte ta vriste prokurorin? SPAK zbardh atentatin dhe listën e të arrestuarve