Familjarët e Saimir Sulës i cili vdiq në një spital në Spanjë dy vite më parë dhe u kthyer në atdhe pa zemër kanë dalë sërish në protestë para Ministrisë së Drejtësisë.
Majlinda Sula, motra e të riut ka kërkuar edhe një herë që të zbardhet ngjarja e plotë pasi beson se vëllai i saj është vrarë në spital.
“Pretendohet që kjo zemra e derrit e ruajtur në një spital në Barcelonë, ka qenë e sëmurë. Prendohet që ka pasur një sëmundje, ndaj thonë që është zemra e Saimir. Në këtë mënyrë ata pretendojnë se Saimiri ka qenë i sëmurë, por nuk ka qenë kuruar. Por dokumentet nuk gënjejnë.
Kjo zemër ka vdekur më 22 prill, kur Saimiri ka qenë gjallë dhe nuk ka qenë fare në spital. Saimir ka ndërruar jetë më 9 maj. Pas dy vitesh, ata u kujtuan, autoritetet spanjolle që u kapën në shkelje, për trafik organesh dhe thanë ua ja ku e keni zemrën këtu. Kjo është një lojë për të arshivuar rastin dhe kjo gjë ndodhi. E arshivuan në qershor, ne e kemi hedhur në apel. Presim që Apeli të na e rikthejë dhe të na bëjë ADN-në. Zoti Manja këtu nuk na jep asnjë lloj shpjegimi, asnjëherë nuk ka përgjigjet.
Duam që zemra të vijë në Shqipëri dhe ta bëjmë ADN-në këtu sepse duke qenë se atje u vra, u fsheh zemra e u trafikua, logjikisht mund edhge të falsifikohet AND-ja. Ku është zemra e Saimirt? Nuk ka investigim, nuk ka asnjë marrje në pyetje, asgjë. Manja u kërkon autoriteteve spanjolle që të bëhet AND-ja atje, nuk është kjo gjë ajo që duhet. Le të bëhet atje, por të vijë të bëhet dhe këtu.
Edhe në Shqipëri është hapur një hetim, kjo zonja që po heton këtu nuk e mbyll dot pa pasur ADN-në, familja do të rrijë gjithë jetën duke menduar se çfarë u bën me këtë zemër. Kur unë isha herën e kaluar në Ministrinë e Drejtësisë, dola shumë e kënaqur. Zotëria më dëgjoi, u tregua shumë i kujdesshëm, më dëgjoi dhe më prcolli. Është e pafalshme që kryeministri hesht për 30 muaj. ”, ka thënë ajo.