-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi i tritolit në Tiranë, 34-vjeçari kishte marrë shtëpinë me qira

Kryesoret

Persona të paidentifikuar hodhën orët e para të mëngjesit të sotëm tritol në banesën e 34-vjeçarit, Demir Carës.

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, pasi sasia e lëndës plasëse u hodh në pjesën e verandës.

Mësuar se banesa është marrë me qira nga Cara.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Nuk dihet ende nëse ky sulm është bërë për ndonjë konflikt të mëparshëm që Cara ka pasur. Pritet të merret dëshmia e tij për të zbuluar më shumë detaje.

Autori/ët, ende të paidentifikuar hodhën kallëp me rreth 30 gramë tritol në verandën e banesës që ishte marrë me qira nga Cara.

Për shkak të shpërthimit ka pasur thyerje të xhamave në banesë dhe dëme të tjera.

Policia po heton për të konflikte të mundshme të Carës apo pronarit të banesës që ai kishte marrë me qira.

Ata po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes si dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

Tronditet Tirana! Tritol në ballkon në mes të natës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit