-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata e përmbytjeve në Shkodër, ujësjellësi Oblika 1 jashtë funksionit

Kryesoret

reshjet e shumta të shiut ditët e fundit kanë sjellë që 1220 hektarë tokë mbeten nën ujë në Shkodër.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, e rritur me 5 cmm që nga ora 18:00 e ditës së djeshme.

Ndërkohë, ujësjellësi Oblika 1 vazhdon të jetë jashtë funksionit. Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit (pikë ekspansioni i lumit Buna) rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 30 cm.

Rruga është e pakalueshme për mjetet e ulëta. Grupet e EC të bashkisë janë në monitorim të situatës.

NJOFTIMI I BASHKISË:

Situata ne Bashkinë Shkodër, ne oren 08.00 te dates 22.01.2023 paraqitet si më poshtë:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.10 e pandryshuar me orën 18.00 te dates 21.01.2023 (kuota max 7.50 m).

Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 8.45 m me një rritje prej 20 cm me orën 18.00 te dates 21.01.2023 (kuota max 8.70 m).
Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkoder është 1220 Ha, e rritur me 100 Ha me orën 18.00 te dates 21.01.2023.

Njësia Administrative Ana e Malit 1200 Ha e pëmbytur.
Rruga e obotit ka prezence uji 65 cm, e rritur me 5cm me orën 18.00 e dates 21.01.2023
Ujesjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Ne rrugën e Obotit po operon një mjet I kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca te ushtrisë.
Njësia Administrative Dajç 20 Ha tokë bujqësore (sipërfaqe toke mbas argjinaturës).
Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit (pikë ekspansioni i lumit Buna) rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji në rruge 30 cm, per momentin rruga është e pakalueshme me mjetet e ulëta.
Grupet e EC te Bashkisë Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshëm te situatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit