Dy studime të veçanta, që përfshinë mijëra pacientë me COVID-19 nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara, tregojnë se personat që nuk janë vaksinuar, janë në një rrezik më të madh për të patur simptoma të virusit edhe shumë kohë pas infektimit.
Njoftimet vijnë ndërsa Kina po i kërkon të gjithë popullatës së saj të moshuar të vaksinohet. Qysh para fillimit të janarit, Kina ka qenë në garë për të vaksinuar të moshuarit e saj. Ajo iu bashkua vendeve të tjera duke hequr ose lehtësuar rregullat për testimin, karantinën dhe lëvizjen.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi një fushatë më 29 nëntor për të rritur shkallën e vaksinimit tek të moshuarit kinezë. Gjë që ekspertët shëndetësorë thonë se është thelbësore për të ndihmuar në shmangien e një krize të kujdesit shëndetësor. Tani ka dy studime që përforcojnë idenë se njerëzit duhen nxitur të vaksinohen.
Një studim britanik i botuar në revistën Cardiology Research shqyrtoi të dhënat shëndetësore të 160,000 njerëzve gjatë muajit mars dhe nëntor të vitit 2020. Periudha përpara se të ishte e disponueshme ndonjë vaksinë COVID-19.
Ata që u prekën nga sëmundja gjatë asaj kohe u zbulua se kishin deri në 81 herë më shumë gjasa të vdisnin brenda tre javëve të para të infektimit. Por studimi zbuloi gjithashtu se njerëzit kishin më shumë gjasa të vuanin nga sëmundjet e zemrës 22 ditë pas diagnozës dhe kjo mund të vazhdonte deri në 18 muaj.
Studiuesit thonë se janë kujdesur që të përjashtojnë personat që kanë pasur një histori të problemeve me zemrën. Një studim me 2000 pacientë i lidh njerëzit e pavaksinuar me simptomat për 28 ose më shumë ditë pas infektimit.
Studimi amerikan zbuloi se 77 për qind e njerëzve të pavaksinuar kishin shkallë më të lartë të simptomave afatgjata. Këtu përfshiheshin njerëz që kishin më shumë gjasa të zhvillonin diabet, çështje neurologjike. Por edhe sëmundje të shëndetit mendor, si dhe komplikime të mushkërive.
Profesori Openshaw shpjegon se si virusi mund të krijojë komplikime për pjesë të ndryshme të trupit. Profesori Openshaw thotë se tani ka disa studime që tregojnë se simptomat afatgjata të COVID-it largohen pas një viti./VOA/