Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim zhvilloi këtë të premte një takim në Gjykatën Kushtetuese. Yuri Kim ka përgëzuar plotësimin me 9 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ambasadorja e quan një arritje të madhe për reformën në drejtësi që mbështetet fuqimishëm nga SHBA.
“Që nga Dhjetori 2022, Gjykata Kushtetuese e Shqipërsisë është kompletuar me 9 gjyqtarë. Arritje e madhe për reformën në drejtësi, e cila mbështetet fuqishëm nga SHBA. Një nder të takoj të gjithë gjyqtarët sot për të uruar sukses në zgjedhjen e një shefi të ri dhe në dhënien e drejtësisë me pavarësi dhe integritet, në përputhje me ligjin”, ka shkruar ambasadorja e SHBA, Yuri Kim në Twitter.