Kreu LZHK-së Dashamir Shehi i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” foli në lidhje me çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Shehi u shpreh se shpreson që pas këtij rasti Amerika të merret më shumë me korrupsion në Shqipëri
Fati ynë është që ky zotëria është i ngatërruar me Rusinë kështu që dhe SHBA do të merret pak më shumë me korrupsionin në Tiranë. Shpresoj që drejtësia amerikane ti hapur krahët edhe të merret pak më shumë me Ballkanin. Ky paska takuar gjysmën e PS-së.
Ndërkohë gazetari Poli Hoxha tha se hetimet për McGonigal kanë nisur që më 2019.
Ky rast ka dalë nga për herë të parë në media businessinsights. Dyshimet e para për të kanë nisur që më 2019. Orgjina e gjithë zbulimit ishte fakti që ky kishte qenë në shumë hetime. Businessinsights pas takimit që ky kishte bërë me Edi Ramës filloi të hetonte rrjetin anti korrupsion.