Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi prezantohej si polic i forcave speciale dhe u kap i armatosur me pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.
Në pranga ka rënë Klodjan Gjikdhima, i cili u kap nga forcat “Shqiponja” dhe efektivët e Komisariatit Nr.3.
40-vjeçari u prangos në rrugën “Hamid Shijaku” dhe në atë moment ka qenë i armatosur me pistoletë në fole gati për qitje dhe një krehër me municion luftarak.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale municion luftarak, një palë pranga, dy dokumente të falsifikuara për autorizim hyrjeje në institucione, një mbajtëse arme dhe një maskë si ato të policisë.