-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish i burgosuri politik në mëshirë të fatit, prej muajsh pa pension poshtë urës

Kryesoret

Ndue Murçaj 66 vjeç ish i burgosur politik po jeton pjesën e tij të dytë të jetën në “burgun e realitetit”. Murçaj mbijeton poshtë urës së Lezhës pa asnjë lloj të ardhure.

I moshuari nga fshati Gryk Lumi nuk ka familje dhe është i sëmurë. Si ish-i burgosur politik shteti duhet ta kishte marrë kompensim por jo vetëm që nuk ka përfituar asnjë por siç tregon ai prej 6 muajsh i është hequr edhe pensioni.

“Jam hallexhi, fukara. Kam bërë 14 vite burg. Jam i sëmurë, më kanë bërë operacion që në ’71 dhe jam gjysmë njeri. Kam 3 muaj e gjysmë që jetoj nën urë. Edhe një batanije ma kanë fal. Edhe ushqim dal e lyp çfarë më japin. Jam i sëmurë, edhe nga ana mendore nuk jam fort mirë.

Kërkoj ndihmë prej shtetit të më japin paratë e burgut që më takojnë dhe të më japin pensionin, se kam 6 muaj që kam mbushur moshën”, tha 66-vjeçari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit