-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Baret dhe restorantet kërkojnë punëtorë në Filipine, sektorit i mungojnë 15 mijë të punësuar!

Kryesoret

Baret dhe restorantet llogarisin mungesë të theksuar prej 15,000 vende të lira pune në sektor, ku shkaku kryesor i vakancave të burimeve njerëzorë, është largimi i popullatës në emigracion.

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve pohoi për Monitor se prej 3 muajsh, për shkak të mungesës së theksuar të fuqisë punëtore shumë struktura shërbimi po kërkojnë punonjës nga Filipinet. për kthimin në normalitet të sektorit shoqata pohon domosdoshmërinë e plotësimit të 15,000 vendeve të lira të punës.

Deri në 2019 sipas të dhënave të INSTAT të punësuar në bare dhe restorante ishin rreth 50,000 persona, ku megjithatë vlerësohet se sektori ka informalitet të lartë.

Krizën e fuqisë punëtore sektori e vuajti edhe periudhën e verës, ku shumë bare dhe restorante të zonave bregdetare u detyruar të punësojnë punonjës nga vendet e rajonit si Mali i Zi, Kosova apo Maqedonia e Veriut, si dhe të rrisin pagat e vendaseve.

Nga marsi pritet rritje e fortë çmimesh

Shoqata e bareve dhe Restoranteve paralajmëron gjithashtu nga marsi do të ketë të fortë të çmimeve, për shkak të kostove të larta nga rritja e pagave dhe shtrenjtimi i çmimeve të importit të kafes apo çjarave.

Në vend janë gjithsej 17 mijë bare, nga 23 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit