-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Futbollisti më i vjetër në botë, Kazuyoshi Miura transferohet në Portugali

Kryesoret

Sulmuesi japonez, Kazuyoshi Miura edhe pse në moshën 55-vjeçare është ende aktiv në futboll duke iu bashkuar skuadrës portugeze të kategorisë së dytë, Oliveirense.

Aventura e tij e re në Portugali përfaqëson vendin e gjashtë në të cilin ai ka luajtur, pas periudhave në Brazil, Japoni, Itali, Kroaci dhe Australi.

“Edhe pse ky është një vend i ri për mua, do të punoj shumë për t’u treguar të gjithëve llojin e lojës për të cilën jam i njohur,” tha Miura.

Ai ka thënë më parë se planifikon të vazhdojë të luajë deri në moshën 60 vjeçare.

Miura e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Suzuka Point Getters, duke shënuar 2 gola në 18 paraqitje për skuadrën japoneze të nivelit të katërt që drejtohet nga vëllai i tij më i madh Yasutoshi.

Miura e filloi karrierën e tij me skuadrën braziliane Santos në 1986 dhe u bë lojtari më i vjetër që shënoi në një ndeshje të ligës profesionale japoneze me golin e tij në 2017 kundër Thespakusatsu Gunma në moshën 50 vjeç e 14 ditë.

I quajtur “King Kazu” në Japoni, ai është një nga sportistët më të dashur të vendit dhe ishte fytyra e J League kur u lançua në 1993.

Ai shënoi 55 gola në 89 ndeshje për Japoninë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit