Orjol Lame, drejtuesi i makinës në aksidentin tragjik në Gaida ku mbetën të vdekur katër shqiptarë ka dalë nga koma tre muaj pas tragjedisë. Ai gjendet i shtruar në spitalin Correggio.
32-vjeçari është i vetmi i mbijetuar nga aksidenti i ndodhur të dielën, 30 tetor 2022. Ai drejtonte një makinë e cila ishte e pasiguruar dhe në emër të një personi që kishte ndërruar jetë, e cila u përplas me shpejtësi të madhe në një shtëpi në rrugën Emilia.
Nga përplasja e dhunshme gjetën vdekjen e menjëhershme Shane Hyseni, partnerja 22-vjeçare e Lames, djali një vjeç e gjysmë i çiftit dhe motra dhe vëllai i Shanes (11 dhe 9 vjeç).
Lame duhet të përgjigjet për krimet e vrasjes së shumëfishtë në rrugë dhe drejtimit të mjetit nën ndikimin e drogës (analizat e gjakut kanë zbuluar gjurmë të përzierjes së kokainës dhe drogës në trupin e tij).
Sipas gazetës Reggio, kushtet neurologjike të Lames nuk tregojnë shenja përmirësimi. Ai nuk mund të flasë dhe duket se nuk mban mend asgjë nga ajo mbrëmje.
Gjyqtari hetues, Andrea Rat, i dha një psikiatri detyrën për të vlerësuar “aftësinë efektive të 32-vjeçarit për të marrë pjesë me vetëdije në gjykim”.