Vihet në pranga pronari i një dyqani në Fier ku u gjetën pajisje kontrabandë i cili duke mos e regjistruar këtë biznes, iu shmangej detyrimeve tatimore.
Gramoz Kapaj 42 vjeç, banues në Fier u arrestua për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ushtrimi i aktivitetit pa liçensë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Nga kontrolli i ushtruar në biznesin (servis celularësh) e 42-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe u sekuestruan, 17 aparate celulare, aksesorë celularësh dhe pajisje të tjera elektronike, për të cilat ky shtetas nuk dispononte fatura tatimore.
Gjithashtu, u konstatua se e ushtronte këtë aktivitet, i paregjistruar në organet tatimore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.