Qeveria pro-perëndimore e Moldavisë dha dorëheqjen sot pas 18 muajsh të trazuar në pushtet të shënuar nga trazirat ekonomike dhe pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainën fqinje.
Presidentja e vendit, Maya Sandu pranoi dorëheqjen e kryeministres Natalya Gavrilita dhe emëroi këshilltarin presidencial 48-vjeçar dhe ish-ministrin e brendshëm, Dorin Recean për ta zëvendësuar atë.
Pritet që ai të marrë shpejt miratimin e Parlamentit dhe se do të vazhdojë të ndjekë anëtarësimin e Moldavisë në Bashkimin Evropian dhe të rigjallëroj ekonominë.
“Qeveria e re do të ketë tre përparësi: rendin dhe disiplinën, rigjallërimin e ekonomisë dhe paqen dhe stabilitetin,” tha në një konferencë shtypi Recean, një ish-këshilltar i mbrojtjes i Sadu dhe sekretar i këshillit të sigurisë të Moldavisë.
Sfidat me të cilat përballet përfshijnë kundërshtimin e asaj që Moldavia i sheh si përpjekjet ruse për të destabilizuar ish-republikën e vogël sovjetike prej 2.5 milionë banorësh që kufizohet me Ukrainën dhe Rumaninë anëtare të NATO-BE.
Rusia, e cila ka trupa në rajonin separatist të Moldavisë, Transnistria, po reagon ndaj anëtarësimit të ish-republikave sovjetike në BE.
Tensionet u rritën më tej sot kur Kishinau tha se një raketë ruse kishte shkelur hapësirën ajrore të Moldavisë përpara se të godiste Ukrainën dhe thirri ambasadorin e saj të Rusisë për të protestuar.
Ministria e Jashtme dënoi “veprimet dhe deklaratat e fundit jomiqësore kundër Moldavisë” dhe tha se ato ishin “absolutisht të papranueshme”.