Tentoi të kalonte në Shqipëri qindra litra naftë të kontrabanduar, kapet në flagrancë dhe arrestohet 30-vjeçari. Sekuestrohen 400 litra naftë të kontrabanduar dhe automjeti me të cilin transportohej kjo sasi.
Jetmir Nezaj 30 vjeç, banues në fshatin Çorraj akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm automjetin që drejtohej nga 30-vjeçari ku kanë gjetur 400 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin transportohej.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.