Partia Socialiste e Shqipërisë kërcënon mediat se nëse publikojnë ose nuk heqin materialet e publikuara me të dhënat nga aplikacioni “Aktivisti” do të dërgohen në prokurori. “Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon nga mediat audiovizive, mediat elektronike dhe të gjitha platformat e portalet online që të refuzojnë në çdo rast publikimin e të dhënave të pjesshme apo të plota qofshin ato, që pretendohet se janë siguruar nga ndërhyrja e kundraligjshme në paltformën elektronike “Aktiv1st”, pronë e P.S.SH si dhe të fshijnë cdo informacion nga përmbajtja e faqeve të tyre të internetit të publikuar deri tani.
Del lista e aktivistëve të Ramës, në “kontroll” prokurorë, gjyqtarë e policë
Partia Socialiste e Shqipërisë do të ndjekë në mënyrë rigoroze këtë rast dhe do të procedojë sipas ligjit për hetime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për çdo media e cila do të vazhdojë të kryejë publikimet e këtyre të dhënave në shkelje të ligjit edhe pas kësaj kërkese publike” thuhet në deklaratën e PS-së. Aplikacioni u denoncua nga opozita se po përdoret nga socialistët për presion ndaj administratës për të bërë “Like” dhe për të shpërndarë lajmet e qeverisë me detyrim.