Një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore ka shpërthyer papritur në një qytet në Norfolk, Britani.
Bomba u gjet të martën në një lumë. Specialistët kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje për ta neutralizuar atë në mënyrë të sigurt.
Piroteknikët përdorën një teknikë në të cilën eksplozivët digjen ngadalë pa shpërthyer.
Megjithatë, bomba rreth një metër e gjatë, shpërtheu pa pritur të premten, por askush nuk u lëndua.
Zona u rrethua në një rreze prej 400 metrash rreth zonës.