Dy të moshuar kanë ndërruar jetë në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrapëz. Trupat janë gjetur pa jetë në shtëpi rreth orës 10:40.
Policia njofton se viktima janë L. K. 90 vjeç dhe Q. K. 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.