-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bomba hotelit në Sarandë! E moshuara: Doja të hidhesha nga ballkoni

Kryesoret

Saranda u zgjua e tronditur mëngjesin e sotëm nga shpërthimi me eksploziv që hodhi në erë një hotel në qendër të qytetit. Shpërthimi shkaktoi tronditje, frikë, panik, por edhe shumë dëme te banorët ngjitur.

“Ç’faj kemi neve që na tronditën, edhe bukën s’na lënë të hamë. Thamë se ra pallati. Thamë se u fundos pallati. Unë isha zgjuar. Ne jemi këtej po ana tjetër është bërë ç’të të them. Deri tani s’kam marrë frymë.

Tani shkova të merrja bukë, të haja një kore bukë e të pi ilaçet. Jemi të sëmurë edhe s’po mbledhim dot veten. Nuk mendova se ishte tërmet se nuk e dha tronditjen e tërmetit, dukej që ishte shpërthim.

U çova menjëherë, hapa derën e dola në ballkon. Thash të hidhesha nga ballkoni. Jam e sëmurë, me 500 ilaçe e astmë” tha një e moshuar.

Tym e flakë! “5pyetjet.al” publikon pamjet! Momenti kur hidhet në erë hoteli në Sarandë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit