Zgjim i tmerrshëm. Banorët e qytetit të Sarandës janë tronditur nga shpërthimi me tritol mëngjesin e sotëm. “Ishim në gjumë ishim në atë moment. Unë ndjeva që po tundej ora. Unë ndjeva një kërcitje dhe i them burrit “tërmeti i Turqisë erdhi këtu”.
“Jo, jo, është bubullimë”, më thotë im shoq. Kur dal, shikoj që kishin dalë njerëzit jashtë.
Na u duk sikur ra tërmet sepse gati ramë nga krevati sepse e kemi këtu afër shtëpinë. Thamë “ose bubullimë, ose tërmet”. U çuam, nuk pamë gjë”, u shprehën disa nga banorët.
Fatmirësisht nga ngjarja e rëndë që tronditi Sarandën nuk pati persona të lënduar.