Në Ditën e Shën Valentinit banorët në Big Brother kanë rrëfyer historitë e tyre. Bledi ka treguar se për herë të parë ka dashuruar në klasën e katërt.
“Unë kam qenë sebepi që marrëdhëniet janë krisur dhe nuk kanë funksionuar. Mëkatari jam unë.Unë dashurinë e parë e kam përjetuar në klasën e katërt me komshien time, që kam vite që po e kërkoj dhe nuk po e gjej. Alma u transferua me familjen në Sarandë, unë vijova në Përmet dhe e përjetova keq” tha ai.