Dita e Shën Valentinit ndonëse nuk është një ditë feste, ajo festohet në shumë vende të botës.
Madje disa vende si Malajzia, Indonezia, Irani, Arabia Saudite, Pakistani dhe India i kanë të ndaluara festimet për këtë ditë. Dhe kjo ka një arsye. Është pikërisht historia e kësaj dite.
Kjo ditë besohet se ka marrë emrin e një prifti nga Roma me emrin Valentin. Në këtë periudhë, Perandori Klaudius II e kishte ndaluar martesën sepse mendonte se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini besonte se ai rregull ishte i padrejtë dhe zgjodhi që t’i martonte çiftet fshehtazi.
Kur Klaudiusi e kuptoi, e burgosuri Valentinin duke e dënuar përjetë.
Në burg, Valentini ra në dashuri me vajzën e gardianit të burgut dhe kur në 14 Shkurt u dërgua për t’u pushkatuar, ai i kishte dërguar vajzës që dashuronte një letër me nënshkrimin “Nga Valentini yt”! Gradualisht, emri i Shën Valentinit kishte filluar të përdorej nga njerëzit për t’ia shprehur ndjenjat e dashurisë personit që e dashuronin. Në Evropë, çelësat e Ditës së Shën Valentinit iu dhanë të dashuruarve “si një simbol romantik dhe ftesë për të zhbllokuar zemrat e tyre”.