Policia e Sarandës arrestoi Sotir Çabirin, 36 vjeç si autor i dyshuar i hedhjes në erë të hotel “Bizantit”. Lënda eksplozive dyshohet se ishte vendosur në pesë kolonat e subjektit.
Ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë. Nga pamjet ka rezultuar se ai ka dalë nga subjekti dy minuta para shpërthimit.
Në deklaratën e tij para uniformave blu, Çabiri është shprehur se është kthyer në hotel për të marrë një valixhe me rroba pasi do të nisej për një udhëtim.
“Nuk kam lidhje me shpërthimin. Unë u ktheva në hotel se kisha harruar diçka dhe do iknim jashtë Shqipërisë”, ka thënë 36-vjeçari kur është pyetur për pamjet e kamerave të sigurisë që e nxirrnin duke dalë nga hoteli pak para ngjarjes.