Del një tjetër video ku shihet hedhja në erë me tritol e hotel ‘Bizantit’ në Sarandë. Siç shihet nga pamjet tullat dhe materialet nga hoteli kanë fluturuar deri në 250 metra largësi. duke dëmtuar dhjetëra biznese. Ndërkohë që dëgjohet një zhurmë e fuqishme si të ishte ndonjë bombardim, shkruan Report Tv.
Për ngjarjen është arrestuar Sotir Çabiri, 36 vjeç, si autor i dyshuar i shpërthimit me tritol të hotelit ‘Bizantit’ që terrorizoi qytetin bregdetar në orët e para të mëngjesit të së hënës. Ai është djali i Spiro Çabirit, një prej bashkëpronarëve të hotelit, i cili ishte në proces gjyqësor për ndarjen e pronësisë që prej vitit 2002.
Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm me eksploziv, u shkatërrua plotësisht hoteli i ndërtuar në vitin 1996 dhe gjithashtu u shkaktuan dëmtime të fasadave të dhjetëra objekteve të tjera në afërsi të hotelit. Nga shpërthimi nuk pati asnjë shtetas të dëmtuar.