Sot 12 deputetë të opozitës nuk janë të pranishëm në Kuvend për shkak të përjashtimit. Edhe seanca e sotme ka nisur me debate. Drejtuesja e seancës Felaj i ndërpreu fjalën Bylykbashit duke sjellë “pushtimin” e foltores nga grupi i Berishës.
“Ligji për komisionet hetimore mund të pezullohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese dhe jo Byroja e Kuvendit. Ne kërkojmë që të ngrihet komisioni hetimor për “McGonigal” dhe qëllimin e Ramës për të shkatërruar opozitën.
Ka kolegë socialistë, që Edi Rama u ka ulur kokën. Janë përjashtuar më shumë sesa 15 deputetë për të zbrazur pjesën e opozitës nga aftësia e saj vendimmarrëse. Dhunim më brutal se kaq nuk ka” tha Bylykbashi. Nuk munguan edhe bilbilat. “Nuk është se fryrja e bilbilit ju nderon. Nuk ju shkon thinjave tuaja” i tha Felaj, Edmond Spahos.