Deputeti i PD-së, Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca e sotme plenare dhe për 10 ditë nga punimet e parlamentit.
Drejtuesja Ermonela Felaj tha se masa ndaj deputetit u mor për shkak se bllokoi foltoren dhe i fryu bilbilit në seancë gjatë gjithë kohës që flisnin deputetët socialistë dhe ministrat.
Por Felaj nuk u mjaftua me kaq. Ajo tha se Spahos i vendoset edhe gjobë me vlerë sa dita e punës. E paralajmëroi se nëse vazhdon do të merren masa të tjera.
Prej orës 10:00 opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit duke kërkuar praninë e kryeministrit Edi Rama dhe ngritjen e komisionit hetimor për dosjen “McGonigal”.