Autoritetet franceze kanë dënuar me janë me tre vite burg, 4 anëtarë të një organizate të ekstremit të djathtë për akuzën e ngritjes së një komploti për të vrarë presidentin Emmanuel Macron në vitin 2018.
Aktakuza bazohej në shkëmbime të shumta të mesazheve telefonike në lidhje me përgatitjen e planit.
Një muaj më parë, në bankën e të akuzuarve ishin 12 burra dhe një grua, nga 26 deri në 66 vjeç. Ata u akuzuan për komplot për një akt terrorist.
Grupi u formua përmes Facebook-ut në fillim të vitit 2017. Lideri thuhet se është një burrë rreth të 60-ave, i papunë, dikur anëtar i Frontit Kombëtar të Jean-Marie Le Pen dhe tani Alarm Kombëtar i Marine Le Pen.