Ditën e sotme qindra hektarë pyje e kullota kanë marrë flakë në Klos.
Për shkak të erës së fortë në zonë flakët janë afruar edhe në aksin nacional “Qafë e Buallit-Klos”.
Zjarrfikësit kanë vështirësi të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë ndërsa avancimi i zjarrit po kalon edhe në territorin e bashkisë së Bulqizë.