Avokati i Popullit ngre alarmin duke theksuar se të moshuarit që jetojnë në azilin e Shkodrës mund të bien pre e përdorimit të ilaçeve të skaduara.
Ky institucion ka konstatuar se në këtë qendër kishte ilaçe të skaduara por dhe kuota ushqimore të pamjaftueshme për t’u ushqyer.
Në këtë azil janë rezidentë 55 moshuar mbi 50 vjeç. Gjithashtu Avokati i Popullit ngre si shqetësimin edhe mungesën e stafit.
“Kuota ushqimore ishte në vlerën 360 lekë në ditë për çdo person që trajtohet në qendër, e cila së fundmi ishte e pamjaftueshme për përfituesit për shkak edhe të ndryshimeve të reflektuara në çmimet e tregut dhe me inflacion galopant” thuhet në raport.